Situata e boksierit anglez, Anthony Joshua, do të përkeqësohej edhe më shumë nëse Tyson Fury e fiton rimeçin kundër Deontay Wilderit. Ky rimeç, në kategorinë e peshave të rënda, pritet të mbahet në pranverë, në Nju Jork.

Wilderi ka zbuluar se nëse Fury e fiton rimeçin mes tyre, kontrata ia lejon atij ta kërkojë edhe një rimeç tjetër. Ky rimeç i tretë mes tyre do të zhvillohej në Angli këtë vjeshtë, duke e shtyrë meçin mes ndonjërit prej tyre dhe Joshuas të paktën deri në vitin 2020, transmeton Gazeta Express.

Ajo që e bën ëndrrën e Joshuas, për t’u bërë kampion i unifikuar i peshave të rënda, edhe më të pamundur është se nëse pastaj Wilderi e fiton meçin e tretë, në vitin 2020 do të zhvillohet një meç i katërt për ta zbuluar.

Varësisht nga kush shpallet kampion i meçit të katërt, ai mund të detyrohet ta zhvillojë një meç tjetër në vitin 2020 për ta mbrojtur titullin e kampionit ËBC. Po të ndodhë kjo gjë, atëherë Joshua do të detyrohet të presë deri në vitin 2021 për meçin me Furyn apo Wilderin.

Fury është favoriti për ta fituar meçin me Wilderin, që do të zhvillohet në prill ose maj, pasi ai vlerësohet se kishte qenë më i mirë në meçin e parë, që kishte përfunduar si barazim për shkak të një rrëzimi në rundin e fundit.

Joshua do të lutet që Fury ta humbasë këtë meç, përkundër që ai është bashkëkombës i tij, pasi që nëse Wilderi fiton, atëherë atij do t’i jepet mundësia të shpallet kampion i unifikuar i boksit, në kategorinë e peshave të rënda, këtë vit. /Gazeta Express/

 

Loading...