Dje u mbajt konferenca e parë për shtyp mes Anthony Joshuas dhe Jarrell Millerit, dhe britaniku u shpreh se ai nuk është aspak i frikësuar për këtë meç. Madje, Joshua u tall me Millerin edhe duke thënë se ai grushton sikur të ishte zanë e vogël

Kampioni botëror, Joshua, do t’i mbrojë titujt e tij, ËBA, ‘Super’ IBF dhe ËBO, në meçin kundër Millerit, e cila do të zhvillohet në Madison Square Garden në Nju Jork, më 1 qershor.

Joshua i ka mposhtur me lehtësi 22 kundërshtarët e tij paraprak, por Miller insiston se përmasat, fuqia dhe aftësisë e rafinuara të tij do të sjellin shumë probleme për 29-vjeçarin e pamposhtur.

Miller e kishte filluar konferencën për shtyp duke folur për fëmijërinë e tij, familjen dhe fenë e tij. Asnjëra nga këto deklarata nuk i bëri përshtypje Joshuas, i cili vazhdoi të tallet me amerikanit.

“Aktrim i pabesueshëm! Për pak sa nuk më doli një lot, ta hajë dreqi! Faleminderit shumë që më keni ftuar. Milleri është një k*rvë e vogël. Unë do ta nokautoj atë, ai grushton sikur të ishte një zanë e vogël”, ka thënë Joshua.

“Jarrel nuk mund të më mposhtë, as edhe në ditën e tij më të mirë. Ai është si papagall, i përsërit të njëjtat gjepura. Mendoja se ai do të ishte më i mençur se kaq. Ai është budalla dhe injorant”.

“Unë mund të tentoj ta ngre vlerën e këtij meçi, mirëpo Milleri nuk di të grushtojë, ai po ndeshet me një boksier të vërtetë. Nuk jam këtu për të thënë gjepura, por vetëm të vërtetat. Do ta fitojë meçin me nokaut”.

“Ishte shumë e lehtë të negocioj me të për këtë meç, vetëm ia ofrova disa hamburgera”. /Gazeta Express/