Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi që gjatë kontrollit të njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.Policia njofton se rasti ka ndodhur dy ditë më parë në mbrëmje.