Susami ka shumë substanca antioksiduese, të cilat janë thelbësore në luftën për shëndet më të mirë.
Ushqimi i pasur me suzam forcon dhëmbët dhe vepron në shëndetin e zgavrës së gojës dhe mishit të dhëmbëve, pasi pengon formimin e kariesit.
Përdorimi i tij zvogëlon ndjeshmërinë ndaj infeksionit, dhe gjithashtu vepron për të hequr toksinat nga trupi, transmeton KosovaPress. Farat e buta të susamit zvogëlojnë presionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Vaj i susamit lehtëson acarimin, dhe përmbajtja e vitaminës E dhe zinkut ndikon në shëndetin e lëkurës, elasticitetin e saj dhe ngadalëson proceset e plakjes, tharjes dhe formimit të parakohshëm të rrudhave.