Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ka insistuar se Barcelona kurrë nuk e kishte në mendje të dorëzohej nga gara për ta fituar Kupën e Mbretit, pasi arritën ta sigurojnë një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, mbrëmë.

Liderët e La Ligës e mposhtën Sevillën me rezultat 6-1 në Camp Nou dhe e fituan ndeshjen çerekfinale të Kupën së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 6-3. Philippe Coutinho i shënoi dy gola, ndërsa nga një gol e shënuan Ivan Rakitici, Lionel Messi, Sergi Roberto dhe Luis Suarez, transmeton Gazeta Express.

Messi luajti në këtë ndeshje kthyese, ndërsa në ndeshjen e parë nuk kishte luajtur. Trajneri Ernesto Valverde ishte përballur me kritika se po e nënvlerësonte këtë kupë duke luajtur me lojtarë më të dobët.

Pasi që argjentinasi nuk luajti në ndeshjen e parë, kritikët sugjeruan se Barcelona ishte duke u fokusuar në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga, të nxitur edhe nga deklaratat e Gerard Piques dhe Valverdes.

“Ata thanë se ne u dorëzuam nga titulli i Kupës së Mbretit ose thanë se nuk e duam këtë. Ndoshta edhe mesazhi im, që e dhashë në fillim të sezonit, është keqkuptuar”, ka thënë Messi për Barca TV.

“Ekipi dëshiron të luftojë për tri garat, sepse ky është obligimi i Barcelonës çdo vit. Ne nuk gjuajmë asgjë”. /Gazeta Express/

 

Loading...