Lionel Messi është i lodhur për shkak të agjendës së ngjeshur, mirëpo ai dëshiron t’i kthehet formës së mirë për ndeshjen e së shtunës, kundër Real Madridit. Qëllimi i argjentinasit për këtë ndeshje është t’i turpërojë “Los Blancos” në Santiago Bernabeu.

Për shkak që Messi tenton ta japë gjithmonë më të mirën e tij, ai dukej i lodhur për El Clasicon e së mërkurës. Kalendari i ngjeshur i Barcelona ka bërë që Messi të mos ketë mundësi për ta dhënë 100 për qindëshin e tij, pas het-trikut dhe asistit në ndeshjen kundër Sevillas, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.

“Ai ishte pak i lodhur, por nuk ka nevojë që ta ekzagjerojmë këtë gjë. Ai vrapoi, luftoi dhe ishte i mbrojtur mirë nga Real  Madridit”, thanë lojtarët e Barcelonës në zhveshtore, pas fitores 3:0, që i kualifikoi në finale të Kupës së Mbretit.

Shpejtësia e Ousmane Dembeles dhe saktësia e Luis Suarezit para portës bënë që Barcelona të thyejë rekord, duke u kualifikuar në finalen e gjashtë radhazi të Kupës së Mbretit.

Messi e humbi topin plot 15 herë brenda 94 minutave. Ai i bëri dy driblime të suksesshme, por kur e tentoi këtë gjë për të tretën herë, nuk pati sukses. Nga 535 pasimet e Barcelonës, vetëm 42 ishin të argjentinasit.

Sipas statistikave të OPTA-s, Messi i krijoi dy raste të mira, më shumë sesa çdo lojtar tjetër i Barcelonës. 31-vjeçari u lidh me Busquetsin 13 herë, me Sergi Roberton tetë herë dhe Dembele tri herë. Por, Suarezin e gjeti vetëm një herë në fushë, përkundër që zakonisht uruguaiani dhe Messi e kanë partneritetin më të mirë në fushë.

Argjentinasi dëshiron t’i kthehet formës që e shfaqi në ndeshjen kundër Sevillas dhe të luajë sa më mirë në ndeshjen e së shtunës. Ai beson se ia ka borxh një paraqitje mirë në El Clasico Barcelonës.

Këtë gjë do ta ketë mundësinë ta bëjë në fundjavë, kur mund t’u japë fund të gjitha shpresave të tifozëve të Real Madridit për titullin e La Ligës. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/messi-e-ka-nje-prioritet-per-el-clasico-ta-shkaterroje-real-madridin-631439/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright