Policia e Anglisë e ka përshkruar përleshjen mes tifozëve të Millwallit dhe Evertonit si njërën ndër rastet më tronditëse të dhunës në futboll për një kohë të gjatë.

Një tifoz ishte prerë në fytyrë me thikë jashtë stacionit Surrey Quays, para se të zhvillohej mes dy klubeve, në kuadër të FA Cup, e cila përfundoi me rezultat 3:2 në favor të Millwallit, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kësaj përleshjeje, të shtunën, u lëndua edhe një polic dhe një numër i madh i tifozëve të Evertonit, të cilin ishin mysafir në këtë ndeshje.

Ende nuk është arrestuar asnjë person, mirëpo Policia e Anglisë ka bërë të ditur se është në proces të identifikimit të personave që ishin përfshirë në këtë incident.

“Parregullsitë që ndodhen para, gjatë dhe pas ndeshjes me Millwallit dhe Evertonit në FA Cup, më 26 janar, të shtunën, ishin disa nga skenat më tronditëse të dhunës në futbollit tash e një kohë të gjatë”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Matt Twist.

“Sjellja e pahijshme zgjati për orë të tëra dhe aty u përfshirë dhjetëra njerëz. Kjo përleshje rezultoi në një numër të lëndimeve serioze. Ne e kemi punësuar një ekip shumë të mirë, të cilët janë duke i analizuar dëshmitë që i kemi për momentin dhe jam i sigurt se së shpejti do t’i identifikojmë personat e përfshirë në përleshje”. /Gazeta Express/