Motra e futbollistit që ishte zhdukur, Emiliano Salas, e ka postuar një fotografi prekëse në llogarinë e saj në Instagram, me qenin e argjentinasit.

Romina e publikoi një fotografi të qenit të argjentinasit, Nala, duke qëndruar para një dere të hapur. Këtë fotografi, motra e Salas e përshkroi me një mesazh të fuqishëm: “Edhe Nala është duke të të pritur”, transmeton Gazeta Express.

Sipas një artikulli të së përditshmes angleze, Daily Mirror, Nala kishte qenë njëra ndër arsyet pse futbollisti i Cardiff City kishte udhëtuar në Francë, pasi që dëshironte ta merrte edhe qenin me vete në Uells.

Dje u raportua se Dega e Hetimit për Aksidente Ajrore e kishte gjetur një trup në pjesët e aeroplanit që ishte zhdukur. Megjithatë, ende nuk dihet nëse trupi është i Salas apo i pilotit David Ibbotson.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit me të cilin po udhëtonte Sala nga Nantes në Cardiff, u gjet të dielën në fundin e detit, afër ishullit Guernsey.  Oqeanografi dhe shkencëtari, David Mearns, i cili i ka drejtuar kërkimet për këtë aeroplan, ka bërë të ditur se ata kishte kërkuar për disa orë para se ta gjenin aeroplanin.

Sala dhe aeroplani me të cilin po udhëtonte, Piper Malibu, u zhdukën gjatë rrugës nga Nantes në Cardiff, më 21 janar. Policia Guernsey e përfundoi kërkimin të enjten, më 24 janar, pasi nuk gjeti asnjë gjurmë pas tri ditësh kërkime. /Gazeta Express/

 

Loading...