Të pakënaqur me koeficientin e pagave, po dalin të jenë edhe sindikalistët e Shërbimit Korrektues. Ata thonë se si shkak i mos përmbushjes së premtimeve, të enjten do të organizojnë edhe protesta para Qeverisë së Kosovës, përmes së cilës do të kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2. Ata madje kërkojnë nga presidenti që të mos dekretojnë Ligjin për Paga, sepse si të tillë e quajnë diskriminues dhe “të fortëve”.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj në një intervistë me KosovaPress thotë se sindikalistët janë të zhgënjyer nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Sipas tij, ky i fundit nuk e mbajti fjalën që u kishte dhënë.

Ku koeficienti nga 1,85 të lëviz në 2,2,  mënyrë që të jenë të barabartë me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit.

Të hënën sindikalistët kishin mbajtur edhe një protestë para Qendrës Korrektuese të Dubravës, asaj të Lipjanit si dhe të Sigurisë së Lartë.

E kësaj radhe, Sadikaj ka njoftuar se të enjten do të mbahet protestë para Qeverisë së Kosovës, duke marshuar drejt sheshit “Zahir Pajaziti”.

Ai tha se si staf i Shërbimit Korrektues, puna e tyre nuk është aspak e lehtë. Madje, ai ka kritikuar edhe ligjin që trajton këta punëtorë.

Ai ka besuar që pas këtyre protestave do të reflektojë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Mes tjerash ka thënë se pret të kenë takim me të, që kërkesat e tyre të shkojnë edhe tek presidenti i vendit, që ky ligj që të mos dekretohet.

Si të tillë, ai e quajti Ligj të të “fortëve”, ku sipas tij bëhen diskriminime të mëdha. E në rast të mos zbatimit të kërkesave të tyre, Sadikaj ka treguar për KosovaPress, se si do të veprojnë.

Kujtojmë se të pakënaqur me Ligjin për paga janë shprehur disa sektorë publik. Pakënaqësia e tyre ka rezultuar me protesta e greva, ku shquhen ato të mësimdhënësve dhe të mjekëve.