Ajaxi e siguroi një vend në çerekfinalet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, përmes fitores me rezultat 4:1 kundër Real Madridit, në stadiumin Santiago Bernabeu. Kjo bëri që Luis Suarezi ta pranojë se ka qenë gjithmonë tifoz i Ajaxit.

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës kishte qenë pjesë e skuadrës së Ajaxit, pasi u largua nga Gringen. Aty, Suarezi e bëri paraqitjen e tij të parë në Evropë dhe dashuria për klubin nga Amsterdami i ka vazhduar deri më tani, transmeton Gazeta Express.

“Urime, kam qenë gjithmonë tifoz i Ajaxit”, shkroi Suarez në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Barcelona do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera, para se të përballet me Lyonin. Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 13 mars, në Camp Nou, ndërsa ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0:0. /Gazeta Express/