Vendimi i Jurgen Kloppit për ta lënë Xherdan Shaqirin në stol, për ndeshjen e mbrëmshme kundër Watfordit, nuk u pëlqeu shumë tifozëve të Liverpoolit, të cilët donin ta shihnin 27-vjeçarin në formacion të parë.

Shaqiri pritej të jetë titullar për këtë ndeshje, megjithatë strategu gjerman vendosi të mos e përfshijë atë në 11-en startuese, duke e lënë në stol përsëri, transmeton Gazeta Express.

Ish-ylli i Stoke Cityt i ka bërë 21 paraqitje në Premierligë këtë sezon, mirëpo ai ka luajtur mesatarisht 48 minuta për ndeshje, pasi që Kloppi preferon ta aktivizojë atë nga banka rezervë.

Kur u publikua fotoja e formacionit zyrtar për ndeshjen e mbrëmshme të Liverpoolit, disa tifozë reaguan, duke mos e besuar se Shaqiri nuk ishte në formacionin e parë.

“Pse e transferuam Keitan dhe Shaqirin? Për çfarë i harxhuam dy vjet duke e kërkuar Keitan?”, shkruan @MokonePhuti.

“Seriozisht, pse nuk po starton Shaqiri”, shkruan @BigShaqBigCalfs.

“Pse Origi e jo Shaqiri”, shkruan @rukhsarahmed786.

“Jam i tronditur që Keita dhe Shaqiri nuk janë titullar”, shkruan @MickCondron.

“Çfarë ekipi i tmerrshëm. Pa Keitan e Shaqirin. Dikush mund të ketë menduar se po garojmë për titull”, shkruan @KOPrumours.

“Pse të mos luajmë me Salahun në mes dhe Shaqirin në krah të djathtë”, shkruan @columc123.

“Shaqiri do të jetë duke menduar se çfarë duhet të bëjë për të qenë titullar”, shkruan @Ranger_Red95.