“Korrupsion, urrejtje dhe dhunë: Kosova në krizë.”

Ky është titulli i mediumit amerikan “Vice News”, me të cilin nis artikullin kushtuar situatës politike në Kosovë.

Momentalisht, Kosova po ballafaqohet me krizën më të madhe politike që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008. Një marrëveshje e arritur me Serbinë dhe me ndërmjetësim të BE-së, që i jep komunitetit serb në Kosovë më shumë të drejta në nivel lokal, në shtetin me shumicë shqiptare, ka shkaktuar pikë kthese, pas një periudhe të gjatë pakënaqësie me Qeverinë, shkruan tutje “Vice News”-i.

Partitë opozitare janë bërë së bashku për të provuar të mobilizojnë qytetarët, duke organizuar protesta, që në të shumtën e rasteve kanë përshkallëzuar në dhunë. Më shqetësuese, megjithatë, është se vendi vuan nga papunësia ekstreme, me 61 për qind të të rinjve të papunë, shkruhet tutje.

“Vice News” ka udhëtuar drejt Kosovës për të parë nëse vendi i vogël ballkanik shfaq shenja dështimi. Ekipi i mediumit ka takuaar liderët opozitarë që janë në arrest shtëpiak, të cilët, sipas tyre, marrin pjesë në një protestë, ku i vihet flakë objektit qeveritar, si dhe kanë diskutuar me të dy palët e popullsisë së varfër, të ndara etnikisht.