Rreth 1500 ushtarakë ishin në detyrë, në gjashtë provinca austriake, për pastrimin e sasive të mëdha të dëborës që kanë rënë në gjithë vendin, sidomos në alpe.

Rreth 1 000 ushtarë të tjerë u mbajtën në rezervë si suplement ndaj orteqeve.

Në total, ushtria ka përdorur 30 mjete dhe 40 kamionë për pastrimin e rrugëve.

Të paktën edhe 16 helikopterë dhe 130 ushtarë nga forcat ajrore ishin gjithashtu në pritje për të hequr dëborën nga pemët apo për të bërë fluturime rikonicioni në rast të orteqeve të mundshme.