Agjencia e fotografisë “Getty” ka publikuar listën me 100 fotografitë më të shkarkuara në vitin 2018.

Imazhet më të shkarkuara gjatë vitit nga “Getty”, tregojnë lajmet e 12 muajve, përfshirë triumfin e Beyonces në “Coachella” si dhe dasmën e Meghan me Harryn, shkruan Corriere Della Sera, transmeton Gazeta Lajm.

Në mesin e shumë emrave është edhe mbretëresha e pop-it, Beyonce, në skenën e festivalit “Coachella”, ku shihet me mikrofon në duar.

Pra, listën me 100 fotografitë më të shkarkuara e kryeson Beyonce, ndërsa pason Oprah Winfrey nga paraqitja e saj në “Golden Globes”, e shumë personazhe të njohura, përfshirë edhe sportistë.

Po ashtu, imazhe shumë të shkarkuara kanë qenë edhe fytyrat e Kevin Winter, Harry dhe Meghan, Donald Trump.

Por, nuk mungojnë edhe emrat e personave që gjatë këtij viti ndërruan jetë, siç është Aretha Franklin dhe Stephen Hawking.

Më poshtë mund ta shihni listën me 100 fotografitë më të shkarkuara në vitin 2018.