Futbollisti kosovar i ka zhvilluar 100 ndeshje në Premierligë, me Stoke Cityn dhe Liverpoolin

Xherdan Shaqiri po e feston një të arritur të veçantë, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar u inkuadrua në lojë me Manchester Cityn të enjten mbrëma në pjesën e dytë, ndërkohë që e regjistroi një shifër speciale.

Në fakt, përfaqësuesi zviceran e zhvilloi ndeshjen e 100-të në Premierligën angleze dhe ky fakt e ka bërë mjaft të lumtur.

“100 ndeshje në Premierligë. Krenar që e arrita këtë numër të ndeshjeve”, ka shkruar Shaqiri në gjuhën angleze në llogarinë e tij në Instagram.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ishte transferuar në Liverpool gjatë verës së kaluar, ndërsa më parë kishte luajtur në ekipin tjetër anglez, Stoke City, ku e kishte kthyer formën e dëshiruar.

Ndërkaq, në të kaluarën ai ka luajtur fillimisht tek Baseli, për të vazhduar më pas në Bayern Munich e Inter.

Shaqiri është bërë lojtar i rëndësishëm i ekipit të Jurgen Kloppit, ndërsa kulmin e arriti me dy golat e shënuar ndaj Manchester Unitedit. /Gazeta Express/

 

Loading...