Dr.sc. Ilmi VELIU

Deri në Gostivar, ndertimi i hekurudhes shkonte pa probleme te medha. Por kur ndertimi i hekurudhes arriti ne gropat dhe kodrat e malit Bukovik, (mal në mes të Gostivarit e Kërçovës) rëndesinê dhe problemet nuk i ndienë vetem ekspertet gjermanë e bugarë, por shumëmë tepër i ndienë kullaketët (puntorë krahu me dhunë) banoret vëndas ku kalonte hekurudha dhe shqiptaret e sjellur nga Kosova, po edhe robër tjerë lufte………..

Fantasy 1024-768
Ushtaret gjermanë dhe bullgarë,të armatosur deri ne dhëmbë, shëtiteshin në mesin e puntorëve-robër (te sjellur nga Kosova e Çamëria) ku kujdeseshin qe askush nga ata mos të ikte dhe mungonte ne punen e perditeshme. Kriza ekonomike dhe uria ne kete kohe lufte, edhe me teper e rendonin gjendjen edhe te popullates vendase, të prapambetur dhe shume te varfer ekonomikisht, e qe nuk kishin mundesi te ushqenin vehten e jo mëedhe puntoret e sjellur nga Kosova e që punonin në hekurudhë……..
Fantasy 1024-768
Puntorët qe trajtoheshin si rober lufte dhe ishin sjellur ketu me dhune, qe quheshin ,,Kullakë,, e qe ishin ndertues te kesaje hekurudhe (hekurudha e vogel, Gostivar-Kercove-Oher) si ushqim u jepej nje kilogram buke misëri (Gertuk-kollomoç) dhe nga dy kumbulla te thata ne dite,por kishte dite që mungonte edhe ky ushqim i pakët. Ndërtimi i hekurudhës përparonte, kurse puntoret ishin te detyruar te flinin jashta, nen qiellin e hapur, edhe ne dimer edhe ne verë. Me jeten dhe gjakun e tyre eshtë e shenuar çdo pellembën e hekurudhës. Ne malin Bukovik (veri i Kërçovës) dhe malin Presekë (jug i Kërçovës) ,trashesia e bores në dimër arrinte deri në tre metra………
Fantasy 1024-768