Që pas humbjes në kohën shtesë me Houston Rockets më 4 janar, kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, njohin vetëm fitore. Të 11-ën radhazi e regjistruan në parketin e Indiana Pacers me rezultatin e thellë 100-132, që tregon dhe diferencat e thella që ka ekipi nga Oaklandi me rivalët, sidomos me ata të Lindjes.

5 basketbollistë të Warriors shënuan 15 a më shumë pikë secili, ndërsa realizuesi më i mirë ishtë i zakonshmi Stephen Curry me 26 pikë, i ndjekur nga Cousins me 22.

Falë një rezultati të pjesshëm 15-35 në periodën e fundit, Denver Nuggets iu imponuan me vetëm 3 pikë diferencë 92-95 Memphies Griezzlis, duke zhvlerësuar paraqitjen e Marc Gasol, që e mbylli takimin si më i miri në fushë me 28 pikë e 9 “rebound”, ndërsa për Nuggets spikati Jokic me 24 pikë.

Boston Cetlics, të udhëhequr nga Russell me 25 pikë në total, mposhtëm 112-104 Brooklyn Nets, duke u kthyer te fitorja pas disfatës me Golden State. Dhanë ndihmesë të veçantë në këtë sukses edhe Brown e Smart me nga 21 pikë secili.

Charlotte Hornets triumfuan 101-92 me New York Nicks, ndërsa Atlanta Hawks iu imponuan1 18-123 Los Angeles Clippers në “Staples Center”, ku nuk vlejtën për kalifornianët 30 pikët e Harris. Për Hawks më të mirët rezultuan Young dhe Collins resektivisht me 26 dhe 22 pikë.

Loading...