Kryetari i OVL- UÇK, Hysni Gucati ka treguar se sipas listës që posedon, 11 pjesëtarë të UÇK-së, janë thirrur nga Gjykata Speciale.“Nuk dua të spekuloj por, për momentin janë ftuar diku 11 vetë, i dimë emrat dhe mbiemrat por kolegët nuk i kanë bërë publike, por ne i dimë”, tha Gucati.Gucati gjithashtu e quajti Gjykatën Speciale të panevojshme dhe raciste.“Kjo është e papranueshme, kjo gjykatë ka qenë e panevojshme dhe e njëanshme edhe raciste. Kur them raciste për arsye se është e njëanshme nuk përfshin të gjitha krimet e luftës që kanë kryer paramilitarët serb”, tha ai.Sipas tij, deklaratat për krimet në Kosovë dhe kohën e luftës, janë dhënë në gjykata kompetente ato vendore dhe të EULEX-it.“Për hir të shtetit dhe Qytetarëve të Kosovës, kësaj gjykatë nuk kemi dashur t`i përgjigjemi fare hiq. Ne e kemi tregu punën tonë, në Gjykatën e Amerikës, në gjykatën e EULEX-it e në gjykatat tona. Nuk ka qenë fare e nevojshme Gjykata Speciale”, tha Gucati.