Të dielen që lamë pas, më 3 janar, nga temperaturat e ulëta numri e të vdekurve ka arritur deri më 24. Institucioni nacional për meteorologji, kishte paralajmruar se temperaturat do të jenë shumë të ulëta.

Viktima më të shpeshta janë të pastrehurit, njerëz nën ndikimin e alkoolit, të cilët ngelin jashtë objekteve të banimit, njerëz të moshuar etj. Gjithashtu, një numër i madh i njerëzve vdesin duke u helmuar nga monoksid karboni, i cili lirohet nga furra me defekte dhe hapësira të paajrosura. Nga këto arsye javën e kaluar kanë vdekur edhe gjashtë persona, transmeton Lajm.