Forcat Pushtuese Izraelite (IOF) në mëngjesin e së dielës arrestuan 13 palestinezë, përfshirë të miturit, gjatë bastisjeve të mëdha në Bregun Perëndimor.

Ushtria Pushtuese Izraelite pohoi se trupat e saj arrestuan 13 palestinezë të përfshirë në operacione të rezistencës popullore kundër objektivave izraelite.

Burime lokale i thanë gazetarit të PIC-ut se Forcat Pushtuese Izraelite bastisën shtëpinë e ish të burgosurit palestinez, Rabie Shehada në Tulkarem dhe e mori në pyetje për orë të tëra.

Forcat Pushtuese Izraelite më tej kontrolluan një numër të shtëpive palestineze dhe bëri kërdi mbi ta para se të tërhiqeshin nga qyteti.

Loading...