Para 15 vjetësh, përkatësisht më 13.12.2003 ndërroi jetë Haxhi Hafiz Taxhudin efendi Shehapi. Ishte imam, ligjërues dhe mësimdhënës, njohës dhe lexues i jashtëzakonshëm i Kur’anit dhe një prej përfaqësuesve të fundit të plejadës së hoxhallarëve të vjetër.
Vlerësohej nga të gjithë si prijës fetar me një kulturë të gjerë, me sjellje dhe edep të lartë, atdhetar, humanist por edhe shembull se si duhet të ndërtohen raportet ndaj njerëzve, sepse ishte komunikativ me çdo shtresë të shoqërisë, koshient për hallet e atyre që e rrethonin dhe të cilëve u jepte shpresë me këshillat që buronin nga zemra edhe në momentet më të vështira për ata, përkatësisht për xhematin e tij.
“Një personalitet unik, ashtu siç është unik zëri i tij bujshëm dhe plot kolorit gjatë leximit të pjesëve nga libri i shenjtë” është shprehur në një rast Haxhi Bedri efendiu, kryetari i dikurshëm i Bashkësisë Fetare Islame, me të cilin, rahmetpast Tadhedin Efendiu, ka pasur një miqësi të veçantë, të bazuar në kultivimin e mendimit dhe civilizimit primordijal islam.
Me rastin e këtij përvjetori sonte
në Xhaminë e Çarshisë së epërme në Tetovë u lexua Mevludi sherif.
Allahu e mëshiroftë!

Loading...