Këto fotografi të pabesueshme tregojnë disa prej 1.500 pulseve të rrufeve që goditën Kaliforni në vetëm pesë minuta gjatë natës.
Shfaqja dramatike, në jugun e Kern County në Ishujt e Kanalit filloi të ndodhte pas orës 8 të martën, duke ndriçuar qiellin e natës.

Shërbimi Kombëtar i Motit regjistroi 1,489 impulse jashtë brigjeve gjatë asaj kohe, transmeton lajmi.net.

Meteorologu Kathy Hoxsie i tha Daily Mail: “Është numër i madh. Ne zakonisht nuk kemi shifra të tilla. Është e rrezikshme që njerëzit të dalin jashtë dhe të shikojnë vetëtimat”.

Banorët shfrytëzuan më pas mediat sociale për të ndarë imazhet e tyre që ua realizuan vetëtimave.