Sot më 17 Mars shënojmë 18-vjetorin jehonës së krismave të para të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në fshatin Greçan të Shkupit.

17 Marsi i vitit 2001 mbetet përvjetor i krenarisë. Përvjetori i krismave të para të lirisë në zonën e Shkupit, krisma që rikthyen dinjitetin e nëpërkëmbur, krismat që rikthyen krenarinë dhe trasuan shpresat e ardhmërisë së brezave që vijnë. Përvjetor i qëndresës dhe rezistencës së pathyer./ Rafiz Aliti-(Komandant Mësuesi)

Gëzuar të gjithë luftëtarëve e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, gëzuar gjithë atyre që ndihmuan këtë luftë dinjitoze si dhe gjithë bashkë kombasve tanë e përkrahën pa rezervë UÇK-në.