Çfarë përmbysjeje e Valencias. Skuadra e Marcelino Garcia Torral konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit falë një përmbysjeje spektakolare. Valencia mposhti 3-1 Getafen në çerekfinalen e kthimit duke bërë të pavlefshme fitoren 1-0 të skuadrës madrilene në takimin e parë. Ndeshja nisi shumë keq për Valencian që që pësoi gol që në minutën e parë  nga Molina. Në fillimin e pjesës Los Che panë tu anulohej një gol nga sistemi VAR ndërkohë që më pas diferencën e bëri Rodrigo Moreno, i cili fillimisht barazoi shifrat ndërsa në minutat shtesë realizoi dy golat që i nevojiteshin Valencias për të kaluar më tej. Në fund gjithçka u tensionua me lojtarët e dy skuadrave që nisën një sherr masiv mes tyre.