Image

Loja ‘Hapa dollapa’

Luhet me dy persona dhe më shumë.Teksa njëri mbyll sytë dhe mbështetej në mur me njërin krah para ftyrës të tjerët duhet të fshiheshin.’Hapa dollapa’ kush është fshehur mbrapa ishin fjalët që personi që kishte mbyllur sytë duhet të thoshte.

Image

Loja ‘Ngriva shkriva’

Një person duhet të ndiqte të tjerët nga pas dhe duhej ti prekte para se ato  të thoshin fjalën ngriva.Kur lojtari thoshte ‘ngriva’ ai bëhej imun dhe nuk mund të prekej.Loja vazhdonte sërish derisa lojtari thoshte fjalën ‘shkriva’.

Image

Loja me ‘Guzhineta’

Karroca me guzhineta ishte loja me e preferuar e fëmijëve të asaj kohe. Ata më një copë dërrasë apo me një arkë të vendosur në guzhineta krijonin automjetin e tyre dhe shëtisnin rrugëve duke i shtyrë dikush nga pas.

Image

Gjuajtje me llastiqe

Një llastik i lidhur në dy degë druri në formë ‘Y’ shërbente si hark për të gjuajtur, të cilat zakonisht ishin gurëz të vegjël.

Image

Loja me litar

Dy persona qëndronin në të dyja anët e litarit dhe e tundnin me të njëjtin ritëm ndërsa në mes kërcenin një ose më shumë persona.

Image

Loja me llasitk

Llastiku i gjatë lidhjen në formën e një rrethi dhe dy persona e mbanin të fiksuara me këmbë e hapura përballë njeri tjetrit ndërkohë që lojtari duhej të hidhej e të manovronte mbi llastik.

ImageLoja me pafka

Në dysheme vizatoheshin katrorë me numra të ndryshme dhe vendosej një pafkë të cilën duhej ta shtyje me njërën këmbë, nga fillimi deri në fund të kuadrateve.

Image

Loja ‘Telefoni i prishur’

Një varg njërëzish transmetonin tek njëri tjetri një fjalë të thënë në vesh, nga i pari tek i fundi i lojës. Qëllimi ishtë që fjala të diltë ashtu si ishte thënë në filllim. Nëse gabohej personi që e kishte thënë gabim skualifikohej.

Image

Loja ‘E ka kush e ka’

Loja konsistonte në një grup fëmijësh që vraponin për ti shpëtuar personit që e ndiqte. Kur ky i fundit kapte një fëmijë i kapuri duhet ta niste lojën sërish në ndjeke të të tjerëve duke i lënë stafeten një tjetri.

ImageLoja ‘Roza rozina’

Disa fëmijë kapeshin prej dore me njëri tjetrin dhe dhe vinin rrotull duke krijuar një rreth ndërkohë që këndonin:’Roza rozina çelin trëndafila. Bashkë me zambakun edhe lule të tjera.Kush i do këto lule tasi me fasule, gotat me raki ‘Gëzuar Vitin e ri’ dhe në përfundim të këngës të gjithë uleshin.

Image

Loja ‘Topa djegësi’

MÖBEL THEMA

MÖBEL THEMA

Loja luhej me tre ose me më shumë persona. Në lojë vendoseshin 2 porta përballë njëra tjetrës ku në secilin prej tyre qëndronte një lojtar, ndërsa një ose më shumë kundërshtarë futeshin në fushë.Personat brenda në fushë duhet të qëlloheshin me top dhe nëse prekeshin nga topi duhet të skualifikoheshin. N.q.s personi arrinte të kapte topin me duar atij i shtohej një jetë.

Image

Loja me numërim

Loja bëhej me 10 gishta të një personi.Teksa këndohej kënga personi tjetër shoqëronte me gisht secilin gisht të lojtarit dhe në përfundim të këngës gishti që përkonte me fjalën e fundit duhej të fshihej brenda pëllëmbës derisa mbetej gishti i fundit fitimtar.

Image

Loja gur tresh

Dy kundërshtarët mbanin kopsa të dy modeleve të cilat duhet ti vendosnin njëri pas tjetrit në një kuti me 9 kuadrate.I pari që arrinte ti vendoste në vijë të drjetë tre kopsa të njëjta fitonte lojën dhe kopsat e kundërshtarit.

Image

Loja me zare

Lojtarët krijonin një fushë më kuadrate dhe vendosnin një numër në çdo kuadrat.Krahas saj shkruhej një listë me veprimin që duhej të zbatohej për secilin numër ku lojtarët vendosnin gurin, pasi kishin marrë numrin e lëvizjeve nga zarat e hedhura.Në bazë të urdhërit të dhënë në fletë lojtarët lëviznin gurët e tyre në fushë dhë ai që arrinte i pari të përshkronte tërëshis trajektoren e kuadrateve shpallej fituesi i lojës.

Image

Loja me zarë plumbi

Në një trekëndësh të vizatuar në tokë vendoseshin tre zarë prej plumbi dhe një zar tjetër të njejtë me to duhej ti godiste me gisht në mënyrë që ti rrëzoj zarat e vendosur në trekëndësh transmeton ‘Xing.al’.Nëse arrije ti largoje tre zarat nga trekëndëshi ishe fitimtar.

Image

Loja me cinlga

Loja konsistonte në dy shkopa prej druri njëri më i gjatë dhe tjetri më i shkurtër. Shkopi më i shkurtër vendosej mbi dy gurë  apo tulla të mëdha ose në një gropë të vogël të hapur në tokë. Shkopi më i gjatë futej në hapësirën poshtë shkopit të vogël dhe e godiste këtë të fundit, duke e hedhur sa më lart në ajër.

Image

Loja polici hajduti

Loja luhej me katër lojtarë. Secili prej tyre merrte rolin që zgjidhte pa e parë në letrën e palosur të vendosur në tavolinë. Njëri prej lojtarëvë ishte në rolin e hajdutit, njëri në rolin e spiunit, nëjri të policit dhe tjetri atë të gjyqtarit. Pa parë letrat e kundërshtarëve dhe pa e ditur se ç’role kishin ata duhej të gjenin midis tyre se ç’rol kishte secili dhe pasi ishin gjetur të gjithë, gjykatësi jepte dënimin për hajdutin.

Image

Kala Dibrançe

Marrin pjesë persona të ndarë në dy grupe. Njëri grup vendoset në mesin e fushës duke formuar kalanë të përkulur me shpinë dhe të kapur dorë për dore më njëri tjetrin. Grupi kundërshtar nisen të hidhen një nga një mbi personat që kanë formuar kalanë deri sa ti shembin atë. Kalaja nuk duhet të lëvizte gjatë lojës.

Image

Loja me duar

Dy persona përballë njeri tjetrit trokasin pëllmbët e duarëve duke i kombinuar me levizje të ndryshme që shtohen në numër. Personi që ngatërron i pari lëvizjen quhet humbës.

Image

Kriporja

Mbi një letë shkruheshin 4 numëra dhe nga një cilësi për secilin numër për shembull ( i bukur, i shëmtuar). Letra palosej në formën e kripores dhe fëmijët duhet të zgjidhnin njërin numër dhe sa herë e dëshironin për të mësuar më pas një cilësi që shkruhej në kripore.