Janë mbushur 22 vite nga tragjedia më e madhe ajrore në Maqedoni, kur më 22 nëntor të vitit 1993 katër kilometra larg aeroportit të Ohrit u rrëzua aeroplani “JAK 42- D”, i kompanisë “Avioimpeks”, nga Shkupi. Me këtë rast jetën e humbën 115 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, shumica dërmuese e të cilëve ishin shqiptarë, shkruan “Lajm”.

Në këtë tragjedi mbeti i gjallë vetëm një udhëtarë. Aeroplani fluturonte nga Gjeneva për në Shkup, mirëpo për shkak të kushteve të vështira atmosferike, u drejtua për të ateruar në aeroportin e Ohrit. Aeroplani u rrëzua në afërsi të vendit të quajtur Mali Trojan, shkruan “Lajm”.

 

Viti 1993 ishte vit tragjik për aerotransportin në Maqedoni, sepse tetë muaj më herët, në muajin mars, u rrëzua edhe një aeroplan tjetër i tipit “Foker”, me ç’rast jetën e humbën 87 persona, poashtu shumica shqiptarë.  Kështu që nga tre tragjeditë më të mëdha ajrore të ndodhura në botë gjatë vitit 1993, dy patën ndodhur në Maqedoni.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=78YXZoZ7i4I&w=854&h=480]