Mitko Çavkov është vendosur në dhomë të Hagës në burgun hetimor në Shutkë. Që nga dje, ish drejtori i Byrosë për Sigurinë Publike është në paraburgim për shkak të dyshimeve se po përgatitej të arratisej në Greqi. Prokuroria për krimi të organizuar ka kërkuar izolimin e Çavkovit, pasi kanë marrë informacione operative se ai ka në plan të ikë dhe të fshihet në një shtëpi në pronësi të tij në Hallkidiki. Prokuroria vuri në dukje se nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar në shënimin zyrtar të MPB-së.

Familja e Mitko Çavkovit mohon se zotëron prona në Greqi. Vajza e tij – Zorica Çavkova paralajmëroi në rrjetet sociale se ai që shpiku vilën e Hallkidikit do të përballet me pasoja. I kërkoi ambasadorëve në vend që të marrin në konsideratë paraburgimin e babait të saj. Postimin e përfundoi me sloganin “Pa drejtësi, nuk ka paqe”.

Në të vërtetë, më 12.03.2019, vetëm dy ditë para shqiptimit të aktgjykimit, babai im u privua nga liria dhe u dërgua në paraburgim, pa shpjegime dhe pa dëshmi, prokuroria i referohet një shënimi zyrtar, pa burim dhe pa asnjë mbështetje që babai im zotëron një vilë në Halkidiki (Greqi) ku, siç pretendojnë ata, po planifikonte të ikte. E hedh poshtë atë se babai im ose familja ime posedon ndonjë pronë në Greqinë fqinjë dhe gjithçka që thuhet është një gënjeshtër, që ka për qëllim justifikimin e paraburgimit politik”- tha Zorica Çavkova, e bija e Mitko Çavkov.

Të premten, gjykatësja Dobrilla Kacarska duhet ta shpallë aktvendimin e të pandehurve për 27 prillin, duke përfshirë Mitko Çavkovin. Ai akuzohet për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe si bartës i komandës së artë në selinë operative për ngjarjet më 27 prillit, dy vjet më parë. I pandehuri Aleksandar Vasilevski – Ninxha në dëshminë e tij tha se në mbrëmjen e përgjakshme Çavkovi ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së, ku kishte seli paralele nga ku është koordinuar ndërhyrja në Kuvend./Alsat