Bie në pranga një shqiptar në Greqi i cili është ndaluar me mbi 53 kg marijuanë.

Sipas mediave vendase shqiptari u arrestua nga policia greke me 53 kg 257 gram marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Droga e cila u gjet në një automjet që drejtohet nga një 27 vjeçar shqiptar, mësohet se është është sekuestruar nga policia greke.

Policia greke u vu në ndjekje të automjetit që vinte nga kufiri i gjelbër dhe u tentua të ndalohej në Kompoti, Artë.

Por sapo patrulla i ka bërë shenjë të ndalojë, 27-vjeçari shqiptar që drejtonte mjetin ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të arratiset.

Bllokimi i automjetit u bë i mundur në rrugën ‘Olimpia’, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia.

Ndjekja ka vazhduar dhe policia ka mundur ta bllokojë mjetin në rrugën ‘Olimpia’, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia.

Brenda mjetit u gjetën 38 pako me 53 kg 257 gram marijuanë dhe 2 celularë.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.