Gjykata Themelore në Tetovë i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen që ka ndodhur dje në Tetovë, raporton SHENJA.
L.D (46) është i dyshuar për veprën penale vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.
“Vrasja ka ndodhur kur në një tavolinë në objektin kanë qëndruar së bashku pesë persona duke konsumuar alkool. Në një moment dorasi ka nxjerr armën e zjarrit, dhe ka qëlluar mbi njërin prej personave. Personi i qëlluar ka humbur jetën në vendngjarje. Tre personat tjerë janë dëshmitarë të rastit”, kanë njoftuar nga Prokuroria Publike, raporton SHENJA.