Sharmi i Valit joshi këtë bukuri ekzotike të njohur me emrin Daniela. Joshi edhe këtë bjonden e panjohur. Arriti që edhe modelen gjermane, Fiona Edermann-in t’a bëjë për vete. Edhe bukuroshet malaziase si Kornela Sekic u dorëzuan para sharmit të Princit gjilanas.

Ndërkaq edhe Arta Bajrami duket se ndjeu një tërheqje mes saj dhe Valit. Në foto, shihet qartë se vashat pranë Valit pranuan të jenë ortake të njëra tjetrës, vetëm e vetëm që t’a kenë mashkullin e ëndrrave të tyre pranë.

Mysafire të tilla në shtëpinë e tij Vali ka vazhdimisht. T’a dini! Edhe pse Tuna mohon të ketë pasur diçka me Princin gilanas, ne i besojmë fjalëve të tij më shumë se Tunës, andaj edhe e futëm në këtë mes. Listës së femrave të Corleones shqiptar i shtohet edhe Leonora Jakupi e cila kishte treguar bukur shumë durim me Valin, deri sa dikur i plasi… Eeeeeh, meshkujt e tillë i kanë edhe tekat e tyre.

Ndërkaq Shkëndije Mujaj diti si ta bëjë për vete Valin dhe arriti për disa ditë t’a mbaj nën gjirin e saj.

Historinë e dashurisë mes tij dhe saj e ka ndarë vet Vali në profilin e tij në Facebook, duke mos ja përmendur emrin, por duke e mbyllur emrin e saj me dry, theeeeeeellë diku në zemrën e tij.

As Kallashi s’mungon në këtë listë, edhepse ajo mohon të ketë njohur Valin. Ne po supozojmë që ka vuajtur shumë pas ndarjes dhe nuk dëshiron t’i hapë plagët e vjetra e të flas për të, andaj edhe e mohon. S’po dimë më çka të themi, pos: Euuu bre Val, eeeeu!

vali corleone (1)vali corleone (1)vali corleone (2)vali corleone (2)vali corleone (3)vali corleone (3)vali corleone (4)vali corleone (4)vali corleone (5)vali corleone (5)vali corleone (6)vali corleone (6)vali corleone (7)vali corleone (7)vali corleone (8)vali corleone (8)vali corleone (9)vali corleone (9)vali corleone (10)vali corleone (10)vali corleone (11)vali corleone (11)vali corleone (12)vali corleone (13)vali corleone (14)vali corleone (15)vali corleone (16)

SHPËRNDAJE NË:

Loading...