Së paku 40 persona janë lënduar, mes të cilëve 25 policë, një fotoreporter dhe një xhirues, janë arrestuar 12, nga të cilët janë burgosur shtatë persona, gaz lotsjellës dhe incidente serioze, pjesëmarrje prej rreth 60 mijë qytetarë, është bilanci i protestës së djeshme në sheshin e Athinës Sintagma, para Kuvendit të Greqisë, kundër Marrëveshjes së Prespës, njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, transmeton Portalb.mk.

Parregullsitë filluan gjysmë ore pas fillimit zyrtar, kur një grup i personave të maskuar u përpoqën të depërtojnë te kordoni policor dhe të hyjnë në Kuvendin e Greqisë. Me gjësende të ndryshme, drurë, ngjyra, materiale piroteknike, e kanë sulmuar policinë e cila që pengojë incidentin hodhi gaz lotsjellës dhe shok bomba. Incidentet me shpejtësi u zgjeruan në gjithë pjesën para Kuvendit, por edhe nëpër rrugicat përreth, ndërsa nuk i ka ndërprerë as shiu. Personat e maskuar arritën ta thyejnë edhe gardhin mbrojtës para Kuvendit.

Pas ndeshjes mes personave të maskuar dhe policisë para Kuvendit të Greqisë, që zgjatën rreth tre orë, situata para Kuvendit të Greqisë u qetësua, protesta mbaroi, qytetarët u larguan, ndërsa në Qendër të Athinës u panë vetura të shërbimit komunal që t’i pastrojnë rrugicat nga gurët, shishet, por edhe mbetjet e gazit lotsjellës dhe bombat.