Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka bërë publikimin e Edicionit Special të Barometrit Kosovar për Studime të Sigurisë “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.Vesë Kelmendi, hulumtuese në QKSS, tha se pjesa më e madhe e qytetarëve shohin rrezik nga ekstremizmi i dhunshëm i motivuar politikisht, ku janë 41 për qind e të anketuarve. “41 për qind konsideronin kërcënim ekstremizmin e dhunshëm të motivuar politikisht ndërsa, 30 për qind deklaruan se ekstremizmi i dhunshëm i motivuar kombëtarisht/etnikisht është kërcënim ndaj sigurisë kombëtarë dhe 23 për qind deklaruan dhunën me bazë fetarë si rrezik shtetëror”, tha Kelmendi, raporton EO.