Ish-futbollisti  i Renovës, Fatjon Jusufi (23), mesfushor ofensiv, do ta vazhdojë karrierën në Armeni, te skuadra e Shirak.

Jusufi në afatin kalimtar të janarit kishte nënshkruar për Partizizanin e Tiranës, megjithatë transferi nuk u realizua deri në fund dhe ai tani është bërë pjesë e Shirak.

Ai është bërë bashkëlojtar me Bunjamin Shabanin, i cili ishte pjesë e Renovës, Shkëndijës, Partizanit, Shkupit e të tjerë.