Nga ky personI mirënjohuri, Ilir Shaqiri, i cili nga fillimi i karrierës së tij vlerësohet këngëtar i madh, si me zë, por edhe me këngë krejtësisht unike.

Dihet se çdo këngë e tij u shndërrua në hit, kurse disa edhe në himne, të cilat këndohen për çdo përvjetor kombëtar, gjithandej ku flitet shqip, shkruan “Kosovarja”.

Iliri Shaqiri ka kohë që merret edhe me krijimtari letrare, tek nga kritika e lexuesi çmohet për stilin e tij të veçantë dhe trajtimin e temave që i shkruan.

Ai sot i ka afruar lexuesit tonë një poezi dhe një këngë për Hamëz Jasharin.
E vlen ta lexoni dhe ta dëgjoni…

Ju kujtojmë se Iliri Shaqiri dhe heroi Hamëz Jashari, ishin shokë, por edhe anëtarë të SHKA “Drenica”, tek kanë kënduar edhe bashkë në koncerte të shumta të organizuara në atë kohë. /Kosovarja/

ATË DITË E SOT

(Hamëz JASHARIT)

Gacojnë kujtimet miku im…,

ç’prej kur kënga

na mbeti përgjysmë…

Përgjunjen fuqitë,

hapat – tempi 98,

shteg për një klithje

përkryekrahu

luginës së blertë,

ç’prej asaj dite

sytë përzjarren

mbi jorganin tënd

të mermertë.

Ka kohë që nuk këndojmë
djalërisht,

teksa zanat

zogëzojnë

zogërisht

përtej kodrinave të buta

të vendlindjes

përhimnohen porositë tua

tejetej kroit të shenjtë,

zabeleve përpjetë

mes degësh

që puthen me retë,

këndej e andej

të pasosurës tënde

miklojnë harpë e harqe –

rekuiem

për shpirtin tënd

gjallërisht

në paqe!

Uroja të mplakësh

me sharki në dorë

ooo gojë-liri-plot

e unë…, faqe lot

për ty

dhe sharkinë e pazot.

Plagët na ndanë

atë ditë e sot…

Ilir SHAQIRI