Kosnett tha se Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018, në pjesën për Kosovën, nxori si probleme: “kthimin e detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në qeveri, dhunën dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara”. /Lajmi.net/