Hillary Rodham dhe Bill Clinton u takuan në Yale dhe ajo kishte bërë hapin e parë. Ata ishin të pandarë që nga viti 1971 derisa u martuan më 1975 në shtëpinë e tyre në Arkansas.

Në faqen zyrtare të kandidates demokrate për presidente janë publikuar disa fotografi në të cilat shfaqet tregimi i dashurisë mes saj dhe Bill Clinton. Çifti janë prindër të vajzës Chelsea, derisa së fundi janë bërë edhe gjyshër të një mbese.