Murat Dernjani, i akuzuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm është dënuar me 5 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Shpalljen e aktgjykimit e bëri kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli.

Dernjani gjatë seancës fillestare e ka pranuar fajësinë.

Sipas akuzës së Prokurorisë Speciale, Murat Dernjani, akuzohet se gjatë vitit 2013 ka udhëtuar me gruan dhe djalin e tij në Stamboll me qëllim që të bashkohet me ISIS-in.

Gjithnjë sipas aktakuzës, ai ishte bashkuar me organizatën ISIS dhe kishte qenë pjesë e saj deri në gusht të vitit 2017, derisa ishte tërhequr dhe u dorëzua tek autoritetet turke, nga ku kishte kërkuar kthimin për Kosovë.

Dernjani ka qenë i njohur për brutalizmin e tij ndaj grave dhe vajzave të mitura yazidi, të cilat thuhet se i ka bërë edhe skllave të veta.

Insajderi kishte raportuar se si Gjermania kishte kërkuar zgjidhje nga Kosova për Dernjanin.

Loading...