Jona Spahiu është larguar nga ekrani së fundmi për t’ju përkushtuar rritjes së djalit të saj, por herë pas here në mënyra të ndryshme shpreh mallin që ka për profesionin e saj.
Këtë herë ka qenë një video e publikuar nga fëmijëria ajo që ka tërhequr vëmendje. Siç edhe kuptohet Jona ka pasur kontakt me skenën dhe televizionin që në moshë të vogël.

Në atë kohë moderatorja e njohur ka marrë pjesë në një program fëmijësh në ‘Televizionin Publik Shqiptar’. Ajo shfaqet krah motrës së saj dhe tregon një gjëegjëzë.
Nëse do e shikonit me vëmendje videon do të vinit re që Jona nuk ka ndryshuar aspak nga koha kur ka qenë vetëm 6 vjeç. Tiparet janë të njëjtat, po ashtu edhe lirshmëria para kamerave. Jona ka lindur për ekran dhe këto video e vërtetojnë.

Loading...