Shkolla fillore “7 Marsi” në fshatin Opajë është më e vjetra në komunën e Likovës. Është ndërtuar në vitin 1922, ndërsa deri në vititn 2006 mbante emrin “Marshali Tito”. Fillimisht, në të mësohej vetëm serbisht ndërsa më vonë mësimi nisi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Megjithatë, sot situata ka ndryshuar krejtësisht dhe këtu mësohet vetëm shqip pasi nxënës të komuniteteve tjera nuk ka, shkruan Gazeta Lajm.

Për dallim prej para pak vitesh kur ky objekt ndodhej në situatë shumë të rëndë, tashmë 246 nxënësit e kësaj shkolle tashmë mësojnë në kushte solide. Autoritetet e Komunës së Likovës brenda dy viteve kanë kanë rinovuar tërësisht objektin e shkollës dhe paralelet e saj.

“Në vitet e fundit në shkollën tonë ka shumë ndryshime, posacërisht në dy vitet e fundit është bërë rinovimi total I shkollës sepse më herët ka qenë në gjendje të mjerushem kjo shkollë. Edhe këtë vit kemi intervenuar në katër paralele kemi bërë izolimin e brendshëm të hapsirave”, tha Besnik Ibrahimi, drejtori i SH.F “7 Marsi”, Opajë.

Megjithatë, shkolla ka nevojë urgjentisht për ndërtimin e një terreni sportiv pasi nxënësit nuk kanë ku të zhvillojnë orët e edukatës fizike. Poashtu mungojnë edhe kabinetet, por edhe disa tekste mësimore. Probleme këto me të cilat përballen shumë shkolla në vend, por që drejtori i 7 Marsit është optimist se do të zgjidhen së shpejti, shkruan Gazeta Lajm.

“Besoj se branda vitit do të bëhet një stadium I hapur Brenda oborrit të shkollës sepse hasim vështirësi për hapsirë por besoj se në të ardhmen do të siguroj një hapsirë që e kemi afër këtu në oboorin e shkollës për të kërkuar dhe për të bërë salla e sportit”, tha Besnik Ibrahimi, drejtori i SH.F “7 Marsi”, Opajë.

Nga shkolla më e vjetër në komunë e Likovës, kanë dalë shumë intelektual. Drejtuesi i kësaj shkolle thotë se procesi mësimor vijon të jetë në nivel. Ndërkohë, nxënësit e “7 Marsit” paralelisht me mësimet, por përgatiten për të shënuar edhe partronatin e shkollës që korrespondon me ditën e mësuesit. Me këtë rast janë paraparë aktivitete të shumta./Gazeta Lajm