Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane pasi akuzohen për prostitucion. Servet Zoto, Erjon Hoxha dhe Miranda Zeneli në bashkëpunim me disa shtetas rumunë shfrytëzonin katër prostituta.
Grupi i drejtuar nga shqiptarët e kishte bazën në Pavia, por e kishin shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Trento. Bashkë me tre shqiptarët u arrestuan dhe dy shtetas rumunë.
Hetimi për grupin nisi në shtator të vitit të kaluar dhe kodohej “Kazinoja”, për shkak se paratë që fitonin nga prostitutat i shpenzonin duke luajtur lojëra fati.
Ndërsa operacioni i policisë për arrestimin e tyre u kodua “8 marsi”, nisur nga Dita Ndërkombëtare e Gruas. Prostitutat mbaheshin në katër apartament pranë zonës ku tutorët jetonin. Çdo vajzë fitonte në muaj rreth 8 mijë euro. Katër prostitutat ishin rreth të 30-ve dhe që të katërta nga Rumania.

prost