Është një buton që e kemi gjithnjë në makinën që përdorim, por 90 në 100 njerëz që kanë automjet, nuk e dinë se për çfarë është aty ose e shpërfillin.

Pjesa më e madhe e jona, dijmë ato që i përdorim më së shumti, kambion, frenat, gazin, fshirëset e xhamave, sistemin e kondicionimit, por jo këtë instrument vërtet shumë të nevojshëm.

Bëhet fjalë për butonin që në mënyrë sinjifikative, lehtëson së tepërmi drejtimin e mjetit, por nuk përdoret nga shumica edhe pse ka qenë aty për shumë vite dhe jo thjesht te makinat e viteve të fundit.

Është e bashkangjitur në timon, ashtu si leva e fshirëseve të xhamit. Por kjo është një levë apo buton, që aktivizon dritat portokalli. Këto drita janë me të vërtetë shumë të nevojshme, sepse u tregojnë shoferëve të tjerë, por edhe këmbësorëve, drejtimin që planifikoni të merrni me makinën tuaj. Për të qenë më të dukshëm kur përshkoni rrugët dhe kthesa të ndryshme, këto drita ndizen. Duket absurde, por drita të tilla të dobishme, shpesh nuk përdoren. Shumë njerëz thjesht i shpërfillin ato. Dritat në fjalë quhen frexha dhe kanë për qëllim të tregojnë se cilin drejtim do të merrni së shpejti me mjetin që jeni duke udhëtuar.

Ekspertët rrugorë thonë se ky buton mund të parandalojë shumë probleme të verifikueshme përgjatë rrugëve, ndaj është e rëndësishme ta dini dhe ta përdorni.

Një sondazh i policisë rrugore ka treguar se shumë drejtues mjetesh nuk sinjalizojnë drejtimin që do të marrin në një kthesë apo kryqëzim, kur ata duan të kthehen apo ndryshojnë korsi.