Ejup Berisha

Nuk jamë destruktiv apo nihilist ekstrem por ligji i gjuhëve në RM u miratua në kohën kur askush nuk flet me askend më.Kot sot askush nuk e hap gojën për të folur me askend dhe atë as për të mirë e as për të keq. Atëher pse ti gëzohemi miratimit të një ligji për gjuhët kur njerëzit nuk flasin mes vete. Por prap se prap më mire është që po hyn në fuqi një ligj i tillë sepse do të vjen koha kur do të vendoset komunikim i secilit me secilin të shpresojmë. Pra kur jemi te ligji për gjuhët edhe 10 ligje të njëjta po të miratoheshin për përdorimin e gjuhëve sot janë të kotë meqë tani dominon heshtja totale.Më mirë të ishte miratuar ligj për legalizimin e heshtjes sepse në këto kohë njerëzit e preferojnë më shumë heshtjen sesa të folurit. E kamë edhe një pyetje konkrete deri te politikanët tanë. Edhe sa herë do të na e ripaketoni të njejtin ligj që të dhe do të dilni para neshë që të na thoni Ja e zyrtarizuam gjuhën shqipe. Kjo i bie sikurse të njëjtën dhuratë tia dhurosh dikuj më shumë se njëher, ndërsa ndryshimi është vetëmse te mbështjellësi i cili ndryshohet shpesh. Pastaj do të kishte qenë më mirë sikur ligji i përdorimit të gjuhëve të ishte miratuar pa asnjë problem dhe zhurmë ndërsa ky ligj te ne u miratua me pesqindmijë problem tensione konflikte dhe kundërshtime, kështuqë ska lezet më i njëjti ligj. Megjithatë për mos të dalur shumë negativ para opinionit të gjërë unë megjithatë do ta Uroj miratimin e ligjit në fjalë. Shumë urime Zyrtarizimi i gjuhës shqipe shpresoj se i njëjti do të jetë realizim i aspiratave të njerëzve që sakrifikuan shumë për të.Ku disa u persekutuan disa u gjymtuan dhe disa bile edhe humbën jetën e tyre për gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe. Të shpresojmë se i njëjti ligj do ta nxit komunikimin dhe debatin te ne dhe mes nesh sepse këtu asnjëher ne nuk kemi folur dhe nuk kemi debatuar për asgjë flas për gjëra serioze dhe të rëndèsishme njerëzore dhe shoqërore.

Loading...