Ejup Berisha

Beteja për Zgjedhjet Presidenciale të cilat do të mbahen në muajin prill të këtij viti në Republikën e Maqedonisë do të fillojë në muajin mars.Dhe tanimë kanë filluar kalkulimet se kush do të jenë kandidatët më serioz për këtë post më të lartë shtetëror. Edhe pse në këtë garë marrin pjesë më shumë individ megjithatë rregull është që të zgjidhet vetëm njëri prej tyre, në rastin konkret ai që do të merr më së shumti vota nga qytetarët votues. Vlenë të theksohet se posti i Presidentit të shtetit formalo- juridikisht llogaritet si më I larti dhe më I rëndësishmi në shtet por në fakt kjo nuk është kështu në aspektin faktik Në realitet të gjithë Presidentët e deritashëm këtu te ne kanë qenë pengje të subjekteve politike të cilat ua kanë siguruar votat për tu zgjedhur në atë post ku janë ndodhur. Këta pra Presidentët kanë qenë të shantazhuar nga individ të caktuar të partive politike me arsyetimin se po tè mos kishin qenë këta individ President nuk do të shte zgjedhur Presidenti aktual. Pra në fakt aspekti formal I jep shumë peshë Presidentit të shtetit por problemi qëndron te aspekti faktik i cili e minimizon peshën dhe rolin e Presidentit këtu te ne. Në këtë pikëvështrim posti I Presidentit ndryshon sepse ndikimi I tijë është shumë më i vogël sec mendohet se është në praktikën politike. Një fenomen tjetër është edhe ambicja e Kryeministrave që të jenë më dominues në sistemin politik të këtij shteti sepse pesha politike më së shumti anon te shefi i ekzekutivit sesa te Presudenti i Republikës i cili gjithashtu është pjesë e pushtetit ekzekutiv..Prandaj kur flitet për pozitën dhe rolin e Presidentit të shtetit mendohet se ai ka pushtet dhe ndikim më të madh në shtet por kur të shihet realiteti ai nuk e ka as për së afëmi rolin dhe ndikimin që mendohet që e ka formalo-juridikishtë. Në garën e radhës për President të ri shteti e cila pritet të filloj muajin tjetër më ka lindur ambicja dhe ideja që të kandidoj edhe unë edhe pse e di se do ta kemë shumë vështirë që të siguroj përkrahjen e duhur. Vështërsia më e madhe do të jetë grumbullimi i nënshkrimeve të domosdoshme që duhet të jenë as më pak e as më shumë dhjetëmijë.Sepse po nuk u siguruan këto nuk ka vend për futjen time në garën zgjedhore presidenciale.Pengesë tjetër serioze është bindja dhe mentaliteti i cili dominon te ne se duhesh patjetër të jeshë i përkrahur nga subjektet relevante politike gjë që nuk e kam unë akoma të njëjtën përkrahje që është e domosdoshme.Prandaj kërkoj mbështetjen e qytetarëve votues që të mund të jemë pjemarrës në garën për President të ri të shtetit Kjo është kërkesa ime e para e këtij lloji drejtuar qyetarëve të RM-së dhe i lus të gjithë që kanë mundësi dhe vullnet që të ma mundësojnë një gjë të tillë. Ndërsa unë të gjithë i garantoj se besimin e marrë do ta shfrytëzoj për të qenë sa më afër qytetarève të këtij vendi dhe do ti ndihmoj të gjithë që të kenë jetë shumë të lumtur, të qetë,të gëzuar dhe të përparuarm Pra premtoj sincerisht premtoj se do të jemë Presidenti i të gjithëve në këtë shtet.

Loading...