Shpesh e kemi vërejtur se ai/ajo që posedon unazë në gishtin e katërt e vlerësojmë si të lidhur më dikë, pra është i/e martuar.

Ose unaza ka mbet thjeshtë si një ndër zakonet që asnjëherë nuk e dimë pse-në.

Mirëpo, tani duhet të mendojmë jashtë këtyre kornizave. Unaza është dhe do të mbetet gjithnjë simbol i dashurisë, lidhjes, martesës, pasi që unaza në formë të një rrethi nënkupton përjetësinë e cila është pa fillim dhe pa fund ashtu siç rrethi.

Ndërsa, vrima në qendër të unazës nënkupton në mënyrë simbolike një derë/portë për ta njohur dikë të panjohur.

Unazat e martesës janë shenjë e jashtme e lidhjes që bashkon dy zemra, ku ato janë vendosur në gishtin e katërt të majtë, besohet se ky gisht është në lidhje të drejtpërdrejtë me zemër.

Loading...