Emrin Kosovë, nuk e mban vetëm shteti ku ne jetojmë. Të njëjtin emërtim e mban edhe një vend në Afrikë. Fjalë është për një qytezë në provincën e Lungujja’s, në afërsi të Kampala’s që është kryeqyteti i Ugandës.

Uganda është shtet që ndodhet në Lindje të Afrikës, në kufi me Keninë, Republikën Demokratike të Kongos, Sudanin Jugor dhe Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa Lunguja, provinca ku ndodhet “Kosova e Afrikës”, njihet si vend ku ka lulëzuar krimi, në veçanti, grabitjet me armë, përcjellë “Klan Kosova”.

Deri në tetor të vitit 1962, ky vend ishte koloni e Britanisë së Madhe.

Image

Lunguja, vendi afrikan ku ndodhet Kosovo, është vend i pazhvilluar, pa ekonomi e pa infrastrukturë rrugore, ku mungon edhe energjia elektrike. Si gjuhë zyrtare atje njihet “Swahili” (gjuhë afrikane) dhe anglishtja.

Në Kosovën e Afrikës, jetojnë shumë familje të varfra. Gjatë vitit të kaluar, në ditën e krishtlindjeve, një këngëtar afrikan i quajtur Levixone ka dhënë ndihma për familjet që jetojnë atje. Për këtë gjest humanitar të tijin ka raportuar Chano8, një revistë digjitale afrikane. (http://chano8.com/levixone-and-chano8-to-give-to-charity-in-kosovo-slam/)

Image

Në 17 Shkurtin e vitit 2012, në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës, Uganda është bërë shteti i 88-të që e ka njohur pavarësinë e saj. Aso kohe, lajmin e kishte bërë të ditur zyra e Behgjet Pacollit që ishte zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Kjo është edhe harta ku tregohet vendi me emrin Kosovo në Afrikë.

Image
Loading...