E pashme, e ëmbël, e talentuar. Epo, nga të dilte? Gresa Behluli tashmë e ka vënë vulën e saj në industrinë e muzikës vendore. Bënë këngë, videoklipe, e këndon edhe në dasma e ahengje, shkruan “Kosovarja”.

A e keni ditur që Gresa është juriste, ka punuar punë zyrtare, ama muzika prej kohësh e ka pushtuar të tëren, andaj nuk mund ti ndahet.

Gresa nuk flet shumë për veten, është e rezervuar, ama ka diçka që thotë për ne kur e pyesim se çka nuk di publiku për të.

“U bënë shumë vite në skenë dhe besoj është thënë çka është dashur. E, disa gjëra më përkasin vetëm mua. Në lidhje me muzikën, dashamirët e këngës sime janë përherë të informuar me kohë. Ndryshe, jam e diplomuar me master Jurdik/Civile. E shoh të nevojshme ta zhvilloj vetën edhe profesionalisht edhe si njeri”, thotë Gresa, që nga publiku njihet edhe si vajza e Shkurte Fejzës.