Fahri dhe Naxhije Buçinca janë prindërit e gazetarës Xheraldina Vula, gjegjësisht gjyshërit e këngëtarit të njohur Ledri Vula, shkruan “Kosovarja”.

Janë të njohur për brezin e tyre për shkak të misionit rreth emancipimit të femrës. Prej 60 vitesh janë aktiv dhe të pandalshëm në këtë drejtim.

Të dy burrë e grua janë personalitete të shquara edhe pse me tradita e kultura të ndryshme. Naxhija nga Ulqini e Fahriu nga Vushtrria gjetën një pikë të përbashkët për të dhënë kontributin e tyre në fushën e arsimit.

Çifti edhe sot e kësaj dite janë aktiv përmes fondacionit të tyre “Çifti Buçinca”, ku japin kontributin e tyre në zhdukjen e analfabetizmit, shkruan “Kosovarja”.

Ledri është tejet i lidhur e krenar me gjyshërit. E, atij i pëlqejnë jashtë mase specialitetet e gjyshes ulqinake./Kosovarja/.

Loading...