Fitoi “Big Brother 6” por u komentua si “djali i keq” me femrat, nisur nga loja që bëri në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat.
Pas disa vitesh fotografi e ka kapur Anaid Kalotin me të dashurën e tij aktuale, sopranon dhe modelen Oriola Marashi. Ata ishin çift në party-n e “Albtelecom” “Sekreti i ëmbël”, një festë e organizuar disa ditë më parë në Tiranë. Anaidi e shijoi festën në zonën VIP bashkë me partneren, dhe bëri përshtypje që erdhi çift me të njëjtën vajzë që u fotografua tre vite më parë, që kur lidhja e tyre u zbulua më 14 shkurt të vitit 2013. Po cili është sekreti që Anaid po mban një lidhje serioze kaq gjatë me artisten 21 vjeçare, dhe njëkohësisht modelen shtatlartë, fotot e së cilës i kemi parë edhe në “Chic le frigue”. Duket se ka shumë cilësi kjo vajzë, që Anaidin e njohur si “djali i prapë” e shohim tek gjen rehat në një marrëdhënie. “Janë bërë bashkë një mendje e fortë me një trup të bukur, pra unë mendja ajo trupi”, shprehet Anaidi për revistën “Story ”. Do e cilësoja marrëdhënie jo të rastësishme me një artiste, që do të thotë se ka diçka, ka diçka”, tha ai. Pyetjes së nëse kanë ndonjë plan për ta zyrtarizuar marrëdhënien e tyre që i ka kaluar tre vitet, ai i përgjigjet: “Ne kur jemi bashkë flasim sa më pak për të tjerët kështu që gjejmë kohë të shohim ndryshimet tek vetja jo tek bota, fejesa apo martesa. Për në s’janë këto vendime që i mbajnë njerëzit afër. Është koha dhe fati i mirë apo i keq për ne, që mund të hedhim hapa më shumë. Me kohën rakordojmë bashkë për të marrë vendime”, tha ai. Anaidi dhe Oriola kanë nëntë vite diferencë. “Story” ju sjell fotot e tyre çift në event madhështor, ku dukeshin dhe mjaft në formë.