Sigurisht të gjithë i mbani mend këngët e dashurisë për të cilat ishte bërë i njohur Adem Ramadani.

Por, ka disa vjet që Ramadani ka braktisur përfundimisht muzikën, atë që dikur e kishte hobi, qejf. Tash e disa vjet, Ramadani është shumë i përkushtuar ndaj fesë dhe atë mund ta shihni duke kënduar vetëm ilahi. Adem Ramadani nuk është i vetmi që la muzikën për fe.

Të gjithë ishin dashuruar me muzikën që bënë rock grupi i njohur “TNT”.

E pikërisht vokalisti i këtij grupi Ferki Shala u largua përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame. Nga një rocker me flokë të gjata e zingjire në qafë, ai u transformua krejtësisht në një person tjetër duke lëshuar mjekrën e duke kënduar edhe ilahi.

Ai kohë më parë kishte deklaruar se kjo rrugë që kishte zgjedhur e ka ndihmuar atë të largohet nga alkooli tepërt që kishte konsumuar. Ai ishte ndër kompozitorët më të njohur shqiptar me qindra krijime artistike. Është ky Enis Presheva i cili gjithashtu ka disa vjet që ka lënë muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.

Loading...