Ejup Berisha

Kamë një pyetje për Përfaqësuesit e Partive Politike të vendit për ata në pozitë dhe në opozitë e ajo është: se A mund të më thonë të njëjtët se a mund të jemë unë Kandidati Konsenzual për President Republike në Zgjedhjet e radhës Presidenciale që do të mbahen më muajt Mars dhe maj të vitit të ardhëshëm në vendin tonë. Pyetja I adresohet Kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, Kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, Kryetarit të PDSH-së Menduh Thaqi, Kryetarit të Besës Afrim Gashi, Kryetarit të Besës tjetër Bilall Kasami si dhe atij të Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela. Unë e di se në parim përgjigja është po të gjithë që kanë dëshirë të futen në politikë këtë mund ta bejnë lirshëm pa kurrfar frike dhe me guxim të plotë. Dhe gjithashtu në rast të përgjigjes negative kamë një pyetje tjetër shtesë deri te Kryetarët e sipërpërmendur të subjekteve politike e ajo është Pse unë nuk mund të jemë Kandidati Konsenzual për President shteti I përkrahur dhe mbështetur prej tyre dhe subjekteve politike që i udhëheqin këta individ dhe Kryetarë. Unë qysh në fillim jamë I bindur se pyetjes sime se A mund unë të jemë Kandidati Konsenzual për President Republike do të pasoj në mënyrë shumë të shpejtë përgjigja e tyre negative që në fakt është përgjigje e pvemd. Jo ti nuk mund të jeshë ai Kandidat konsenzual për President Republike sepse nuk je në orbitën e interesave as ndërkombëtare e as vendore për tu bërë ndonjë faktor i rëndësishëm Politik. Tjetër sado që të jeshë i mencur dhe i zgjuar nuk ke gjasa kurrë që ti realizosh ambicjet e as dëshirat për tu bërë dikushi në politikë.Pra te unë në fakt egziston dëshira e flakët dhe ambicje shumë e madhe që në muajt mars/maj të vitit 2019 të paraqes Kandidaturë për pjesmarrje në Zgjedhjet Presidenciale por për tu bërë më duhet mbështetje shumë e madhe dhe e gjerë e spektrit relevant Politik dhe ndërkombëtar. Pse sepse duhen grumbulluar tepër shumë vota për tu zgjedhur President Republike gjë që nuk mund të sigurohen aq lehtë vetëm me fjalë të kota prandaj duhet shumë angazhim dhe punë për ti bindur zgjedhësit që të të votojnë. Pastaj nëse nuk je pjesë e subjekteve kryesore politike gjasat për tu bërë Kandidat Konsenzual për President Republike janë shumë të dobëta bile edhe mund të janë edhe të parealizueshme. E unë meqë kamë shumë dëshirë dhe vullnet që të behem Kandidat Konsenzual për Presidente shteti atëher e kerkoj mbështetjen e faktorit më të gjërë Politik që është një prej kushteve që të jemë një kandidat i tillë për President President Republike pra Konsenzual sic thashë më heret. Unë si argument shtesë për arsyetim se i plotësoj kushtet që të jemë Kandidat i pranueshëm për spektrin më të gjërë Politik është fakti se unë kamë shumë njohuri teorike dhe praktike për rolin dhe pozitën e Presidentit të Republikës si dhe për funkcionet e Presidentit si dhe për funkcionimin e institucionit Kabinet i Presidentit të Republikës Për dallim nga një armatë e politikanëve të angazhuar në politikë që janë shumë të papërgatitur dhe të paditur politikisht dhe intelektualisht per të kryer funkcione politike. Unë në pozitën dhe rolin e Presidentit të Republikës dua të jemë përbërës dhe faktorë aktiv e jo pasiv sic ishin disa President në këtë post. Po u zgjodha eventualisht për President Republike dua të kontriboj në dy qeshtje shumë të rëndësishme dhe atë në rritjen e rolit dhe pozitës së Presidentit të Republikës në sistemin Politik. Një qëllim tjetër që dua ta arrijë është që ta bëj Presidentin e shtetit faktorë pajtimi apo amortizimi të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve në ambientin Politik në RM.